Avokatja Bedrie Berisha-Rexhepi ka thënë se ka qenë e pritshme kërkesa e prokurorisë për dënim me burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt – Naim Murseli, Granit Plava e Kushtrim Kokalla. Ajo ka thënë se bazuar në provat dhe dëshmitë e dhëna janë plotësuar kushtet për paraqitje të një kërkese të tillë. “Ka qenë e pritshme kërkesa e prokurorisë për burgim të përjetshëm”, ka thënë ajo në “60 Minuta”. Berisha-Rexhepi ka theksuar se dhënia e dënimeve me burgim të përjetshëm krijon kushte që të parandalohen raste të vrasjeve. Ka përmendur dënimin ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, si pikënisje e dhënies së një dënimi të tillë. “Rasti i Dardan Krivaqës ka qenë rasti i parë i konfirmuar i dënimit të përjetshëm dhe që ka krijuar standard të ri për drejtësinë në Kosovë sepse dënimet e tilla do të krijojnë kushte për të parandaluar kryes të tjerë në të ardhmen”, u shpreh ajo. Ndërsa ka folur për rastet në gjykata, avokatja ka thënë se rastet që marrin vëmendje publike trajtohen me më seriozitet nga gjykatat në Kosovë. “Ka një tendencë që gjykatat te ne në të gjitha rastet që marrin vëmendje publike trajtohen me një seriozitet ndryshe ose me vëmendje më të veçantë. Te trajtimi i rasteve të dhunës në familje sistemi i drejtësisë ende ka shumë hapësirë për përmirësim dhe lë shumë për të dëshiruar”, shtoi ajo. Të premten, prokurorja Javorka Perlinçeviq në fjalën përfundimtare në gjykimin për vrasjen e Liridona Ademjat, ka kërkuar dënim më burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Palava e Kushtrim Kokalla. Ajo ka thënë se provat kanë vërtetuar se Murseli për shkak të shkak të raporteve bashkëshortore dhe fitimit financiar ka planifikuar vrasjen e bashkëshortes. Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

Përditësuar: 19:03

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *