Bebe Rexha ndodhet aktualisht në Paris, nga ku ka ndarë me ndjekësit një sërë imazhesh mbresëlënëse, si nga qyteti i njohur për bukurinë e tij, ashtu edhe foto të saj personale. Artistja duket se po shijon në maksimum qëndrimin në kryeqytetin francez, duke sjellë pamje që reflektojnë atmosferën unike të Parisit. Foto: Bebe Rexha / Instagram Gjatë një daljeje, ajo u shfaq mjaft elegante, e veshur me një bluzë korse që i theksonte dekoltenë, e kombinuar me një veshje të sipërme me print që i rrinte bukur pas trupit. Look-un e plotë e kishte kombinuar me pantallona dhe disa rripa, duke krijuar një stil modern dhe të veçantë. Foto: Bebe Rexha / Instagram Nga pozat që ndau në rrjetet sociale, Bebe dukej tejet sharmante dhe plot vetëbesim, duke tërhequr vëmendjen e fansave të saj.

Përditësuar: 17:58

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *