Xhiro 29 në Ligën e Parë solli ndeshje të forta dhe lëvizje në garën për kreun, me Dinamon që merr vendin e parë, ndërsa Vushtrria ndalet në barazim, ndërsa diferenca mes tri të parëve mbetet shumë e ngushtë. Nisur nga ekipet e kreut, kryesuesja Dinamo mori tri pikë të rëndësishme, duke fituar 3-2 ndaj Besës. Edhe pse ishte duke humbur me dy gola. ferizajasit kthyen gjithçka në fund, fal edhe Sokol Kiqinës, që shënoi dy herë. Ndërkohë, Vushtrria u ndal në një barazim pa gola, 0-0 ndaj 2 Korrikut, në shtëpi,ku iu munguan tifozët. Në garën për kreun u kthye Liria, që vazhdoi ritmin me fitore 2-1 ndaj Ramiz Sadikut, ndërsa Feronikeli 74 u ndal 2-2 nga Trepça 89, duke humbur terren në ndjekje të kreut. Në ndeshjet tjera të xhiros, Keku barazoi 1-1 me Istogun, Vjosa mori një pikë pas 1-1 me Prizrenin, ndërsa Rilindja 1974 dhe Vëllaznimi u ndanë po ashtu në barazim 1-1, me gjakovarët që po ashtu bën hap falas. Në duelin e fundit, Suhareka ishte bindëse duke mposhtur Kikën me rezultat 3-1. Pas këtyre rezultateve, renditjes i prin Dinamo e Ferizajt kryeson me 62 pikë, e ndjekur nga Vushtrria me 60. Tani Liria ka 59 pikë, po aq sa ka edhe Feronikeli 74. Më pas vijnë Vëllaznimi me 58 pikë. Kah fundi i renditjes janë që po luftojnë t’i ikun barazhit janë, Trepça me 31 pikë, aq sa ka edhe Istogu. 2 Korriku ka 30, Vjosa 29, Besa Peja 28, aq sa ka edhe Rilindja 1974. Kek-u me 21 dhe Prizreni me 16 pikë, duken të dorëzuara.

Përditësuar: 19:01

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *