Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se është kërcënuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu. Përmes një reagimi publik, ata kanë dënuar këto kërcënime ndaj Kryeziut, duke i cilësuar ato si sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë. Në reagimin e lëshuar të premten, më 17.04.2026, thuhet se kërcënimet kanë ardhur nga një person i dyshuar për disa vepra penale. “Këto kërcënime përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe si të tilla do të marrin përgjigjen e duhur institucionale në mënyrë që personi përgjegjës të sillet sa më parë para drejtësisë dhe të përballet me pasojat ligjore”- thuhet tutje në njoftim.
Përditësuar: 01:02