Joao Cancelo i ka dhënë dritën jeshile Barcelonës për të vazhduar edhe pas këtij sezoni, ndërsa klubi tashmë po shtyn për transferimin e tij të përhershëm. Sipas “Diario AS”, për Cancelo është “po ose po” që të qëndrojë në Barcelonë. Mbrojtësi i krahut, aktualisht i huazuar nga Al-Hilal, është plotësisht i vendosur të qëndrojë dhe nuk ka asnjë qëllim të rikthehet në Arabinë Saudite. Drejtuesit sportivë të Barcelonës dhe trajneri Hansi Flick e shohin Cancelon si një pjesë kyçe për sezonin e ardhshëm, sidomos për shkak të aftësisë së tij për të luajtur në të dy krahët e mbrojtjes. 31-vjeçari ka zhvilluar tashmë 16 ndeshje këtë sezon, duke kontribuar me një gol dhe tre asistime, ndërsa ka fituar besimin e stafit teknik. Nga ana financiare, marrëveshja mbetet e ndërlikuar. Cancelo ka kontratë deri në vitin 2027, por raportohet se është i gatshëm të ulë pagën për të lehtësuar transferimin. Barcelona shpreson të negociojë një çmim më të ulët se 15 milionë euro, ndërsa dëshira e lojtarit për të qëndruar është një avantazh i madh për klubin. Për momentin, klubi do të presë përfundimin e garës për titull në La Liga para se të marrë vendime përfundimtare, por qëndrimi i Cancelos tashmë është i qartë.
Përditësuar: 22:09