Është pothuajse e sigurt që Real Madrid do të ketë një trajner të ri sezonin e ardhshëm, pasi Alvaro Arbeloa nuk ka arritur të ndryshojë situatën që nga momenti kur zëvendësoi Xabi Alonson në fillim të vitit. Sipas ish-trajnerit gjerman Felix Magath, njeriu i duhur për të marrë drejtimin e skuadrës është ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp. “Klopp do të ishte personi i duhur. Ai bëri një punë të shkëlqyer te Liverpool dhe di si të menaxhojë lojtarët me ndikim. Ai mund ta kontrollojë atë dhomë zhveshjeje”. Magath, i cili ka punuar me Raulin te Schalke, foli me superlativa për legjendën e Real Madridit. Felix Magath “Nuk e njoh si trajner, e kam njohur si lojtar dhe ai ishte i jashtëzakonshëm në çdo aspekt”. “Ai i kupton të gjitha detajet e futbollit dhe e njeh shumë mirë lojën. Jam i bindur se do të bëhet një trajner fantastik”, përfundoi Magath. Kujtojmë, para pak viteve Magath ishte afër ta merrte drejtimin e Kosovës, por në fund zgjodhi të vazhdojë me nivelin e klubeve, pra atëkohë mori drejtimin e Hertha Berlinit.