Granit Xhaka është shpallur futbollisti më i mirë i vitit te Përfaqësuesja e Zvicrës, për herë të katërt rresht. Xherdan Shaqiri ndërkohë e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të Superligës së Zvicrës. Xhaka vazhdon të jetë kapiten dhe lider i Zvicrës, ndërsa po shkëlqen tani edhe te Sunderlandi në Premier League. Shaqiri u pensionua nga përfaqësuesja “helvetike” pas përfundimit të Evropianit 2024, por vitin e kaluar e pati të jashtëzakonshëm te Baseli. Federata e Futbollit e Zvicrës njoftoi të premten për këto çmime. Ceremonia është dashur të mbahej më 12 janar, por për shkak të fatkeqësisë së 1 janarit në Crans-Montana, fituesve iu dhanë çmimet personalisht. “Si kapiten, 33-vjeçari e udhëhoqi Zvicrën në paraqitjen e gjashtë rresht në Kupë të Botës. Ai ka shfaqur kualitetet e liderit edhe në nivel klubesh. Pasi u kthye në Premier League nga Bayer Leverkuseni, menjëherë e mori shiritin e kapitenit te skuadra e promovuar, Sunderland”, ka shkruar “Bluewin” të premten. “Xherdan Shaqiri i dha formë Superligës në vitin 2025 me inteligjencën e jashtëzakonshme në ndeshje dhe me kualitetin e jashtëzakonshëm me këmbën e majtë. I kthyer te Baseli, ish-reprezentuesi e gjeti formën e dikurshme: vendimtar në gola, pasime brilante – 13 gola dhe 13 asistime në vetëm 20 ndeshje të ligës në pranverë – me stil të liderit që e udhëhoqi ekipin drejt titullit. Si forcë shtytëse e Baselit, lojtari më i mirë i Superligës vazhdimisht shfaqi se është prej lojtarëve më me ndikim në futbollin zviceran në gjeneratën e tij”, ka shkruar “Bluewin”. Fazliu sipas “Bluewin”, ka qenë njëri prej lojtarëve më të rrezikshëm dhe me formën më impresive në “Challenge League” dhe e ka fituar këtë çmim për herën e dytë rresht. “Punëtor i palodhur dhe shumë efikas, i rrezikshëm para portës, ai e udhëhoqi Aaraun me shpërthimin dhe guximin në momentet vendimtare”. Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!
Përditësuar: 19:03