Përzgjedhësi Herve Renard ka njoftuar se nuk do të jetë më selektor i Arabisë Saudite. Ai e konfirmoi një gjë të tillë për agjencinë e lajmeve “AFP” të premten. “Ky është futbolli. Arabia Saudite është kualifikuar në Botëror shtatë herë, dy herë me mua në krye. Dhe ëhtë vetëm një selektor që e ka udhëhequr në kualifikime dhe në Kupë të Botës, ai jam unë, në vitin 2022. Të paktën e kam këtë krenari”, ka deklaruar Renard. Renard ishte shkarkuar edhe pak javë pas përfundimit të Botërorit 2022. Ishte kthyer në tetor të vitit 2024, në vend të Roberto Mancinit. Georgios Donis pritet të jetë udhëheqës i Arabisë Saudite në këtë Botëror. Arabia Saudite është në Grupin H me Uruguain, Spanjën dhe Kepin e Gjelbër. Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!
Përditësuar: 19:03