Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Deçan, Gjakovë. M ë poshtë mund ta lexoni raportin policor: Prishtinë 17.04.2026-20:30 Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ka lidhje dashurie. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Deçan 17.04.2026-18:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, është dëbuar nga shtëpia nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Gjakovë 17.04.2026-19:45. Është raportuar se viktima femër kosovare, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Gjakovë 16.04.2026-22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në mënyrë të vazhdueshme ka shqetësuar ish të dashurën e tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Përditësuar: 10:06

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *